Shkurt.ch
Zvicra, “oazë e taksapaguesve” në listën e Oxfam-it
Oxfam ka publikuar në raportin “Steuerkämpfe” listën e 15 vendeve që ndihmojnë kompanitë për të shmangur pagimin e taksave. Vendi i parë në listë është Bermuda, e ndjekur nga Ishujt Kajman, Holanda, Zvicra dhe Singapori.
Më pas vijnë Irlanda, Luksemburgu, Curacao, Hong-Kongu, Qipro, Bahamas, Jersey, Barbados, Mauritius dhe Ishujt e Virgjër Britanikë.
Këto vende do të mund t’u sjellin vendeve të varfra çdo vit të ardhura të paktën 100 miliardë dollarë Kjo sipas Oxfam është e mjaftueshme për të parandaluar 124 milionë vajzat dhe djemë, të cilët nuk shkojnë në shkollë, për të siguruar arsim, dhe çdo vit vdekjen e gjashtë milionë fëmijëve pa kujdes mjekësor.
Organizata me bazë në Oksford, Britani të Madhe, ka kërkuar nga vendet kryesore të industrializuara dhe në zhvillim (G20) masa të rrepta kundër shmangies tatimore.
“90 për qind e 200 korporatave më të mëdha në botë kanë strehë të taksave”, thonë në OXFAM, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














