Lajme
Zvicra përgatitet për mungesën e gazit
Zvicra është në rrezik të mungesës së gazit këtë dimër dhe, në varësi të situatës, nuk mund të përjashtohen kufizimet në konsum gjatë muajve më të ftohtë

Gazi natyror plotëson rreth 15 për qind të kërkesave energjetike të Zvicrës. Përdoret kryesisht për gatim dhe ngrohje, përcjell albinfo.ch.
Megjithëse vendi blen pjesën më të madhe të këtij burimi energjie përmes kanaleve të ndryshme evropiane të shpërndarjes, pothuajse gjysma e furnizimit të Zvicrës – rreth 47 përqind – është me origjinë ruse.
“Ne nuk jemi një ishull, kështu që lufta në Ukrainë dhe kriza globale e energjisë prek edhe Zvicrën. Në këtë kontekst, nuk ka siguri se çfarë na pret”, tha Ministrja e Energjisë, Simonetta Sommaruga gjatë një konference për shtyp të mërkurën.
Ajo shtoi se “kriza energjetike mund të na godasë rëndë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar për rezervat dhe përgatitemi për emergjenca.”
Ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin shtoi gjatë konferencës për shtyp se “sot ekziston një rrezik konkret i mungesës së gazit. Problemi janë ngrohësit”, përcjell tutje albinfo.ch.
A do të thotë kjo që familjet zvicerane do të duhet të reduktojnë nxehtësinë këtë dimrin e ardhshëm?
Nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndodhë, por qeveria ka vënë syrin të kalojë nga gazi në naftë për të shmangur mungesat.
Së pari u takon bizneseve të kalojnë nga gazi në naftë, “dhe ta bëjnë këtë menjëherë”, kërkoi Parmelin.
“Nga sot, pavarësisht nga çmimet e tregut, ne duhet të krijojmë rezerva të naftës. Nëse të gjithë presin deri në vjeshtë, do të kemi problem logjistik”, shtoi ai.
Sa i përket familjeve, ato “duhet të jenë të përgatitura të reduktojnë edhe ngrohjen”.
Në rast të mungesës aktuale, “mund të urdhërohen kufizime të konsumit, për shembull kufizime në ngrohjen e ndërtesave të pabanuara. Kalimi në biokarburant mund të imponohet me urdhëresë”, vuri në dukje Parmelin.
Nëse mungesa vazhdon, do të zbatohej një kuotë. Fillimisht, të paktën, familjet private dhe shërbimet thelbësore, si spitalet, nuk do të preken, por “përndryshe nuk do të ketë përjashtime”.
Çfarë hapash konkret po ndërmerr qeveria për të parandaluar mungesat?
Duke folur në transmetuesin publik RTS të mërkurën, Parmelin theksoi se “roli i shtetit është të garantojë një furnizim të mirë të vendit me gaz dhe energji elektrike. Ne duam me çdo kusht të shmangim një ndërprerje të furnizimit, e cila do të kishte një ndikim të fortë tek bizneset dhe më pas do të çonte në një krizë ekonomike”.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi që vendi ynë të përshtatet më së miri me këtë situatë”.
Konkretisht, janë marrë dy masa për të krijuar rezerva gazi.
Njëra është krijimi i një rezerve fizike në vendet fqinje për të mbuluar 15 për qind të konsumit vjetor të gazit të Zvicrës. Aktualisht, vetëm rreth 60 për qind e këtij objektivi është arritur.
Pjesa e munguar e furnizimit do të duhet të blihet nga Franca, Italia dhe Holanda në formën e opsioneve për gazin jo-rus. Vëllimi i gazit të ofruar nga këto vende korrespondon me rreth 20 për qind të konsumit zviceran në dimër.
Për më tepër, diskutime të tjera “dhe puna eksploruese për të lidhur marrëveshje me vendet fqinje janë në vazhdim”.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga punëtori sezonal në ndërtim, te pedagogu universitar Naxhi Selimi ka kaluar nga pozita e punëtorit sezonal në ndërtim, në shkallën e lektorit të...
-
Të investosh sot në Kosovë, është heroizëm
-
Afro 3 orë pritje në dalje të pikës Merdarë
-
“Manifesta”, “SunnyHil” dhe “DokuFesti”, me shumë vlera dhe infuzion për ekonominë e Kosovës
-
Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata edhe në kufirin Serbi – Hungari
Jeta në Zvicër
-
Larg shtëpisë, refugjatët ukrainas po luftojnë me jetën Gjithnjë e më shumë refugjatë ukrainas po largohen nga siguria e Zvicrës për t'u kthyer në...
-
Qeveria zvicerane do të nisë testimin me llogarinë në Instagram
-
Nga punëtori sezonal në ndërtim, te pedagogu universitar
-
Zvicra, e kujdesshme me Kinën, heziton të arrijë marrëveshje me Tajvanin
-
Në Zvicër, hendeku midis pagave të larta dhe të ulëta po rritet