Shkurt.ch
Zvicra pret më shumë azilkërkues
Sekretariati i Shtetit për Migracion në Zvicër pret deri në fund të 2015-ës edhe 34 mijë kërkesa për azil. Situata është nën kontroll, thonë zyrtarë të Sekretariatit të Shtetit për Migracion. Për “Rundschau” të SRF ata thanë se në fillim të vjeshtës qeveria federale ka pritur jo më shumë se 31.500 kërkesa azili.
“Numri i kërkesave për azil është në rritje dhe kjo shifër do të jetë më e lartë”, thotë për SRF Gaby Szöllösy nga Sekretariati i Shtetit për Migracion, përcjell albinfo.ch.
Qeveria federale duhet të korrigjojë parashikimet e saj fillestare.
“Ne presim që të përfundojmë vitin me 32.000 deri në 34.000 kërkesa për azil”, thotë Szöllösy.
“Situata është shumë e paqëndrueshme dhe e vështirë të parashikohet numri i azilkërkuesve”, komentoi Szöllösy.
Zvicra pret që numri i refugjatëve nëpërmjet Detit Mesdhe do të bie në javët e ardhshme.
Ujërat e stuhishme në vjeshtë mund të largojnë disa refugjatë nga kalimet e rrezikshme nëpërmjet detit.
“Por, ne nuk e dimë se çfarë po ndodh në itinerarin ballkanik”, thotë Szöllösy.
Prandaj, qeveria zvicerane ka dalë me parashikimin e ri për më shumë kërkesa për azil sesa më parë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













