Lajme
Zvicra refuzon tarifën e hyrjes prej 25 frangash për turistët e huaj
Një plan për të luftuar mbiturizmin në Zvicër duke u ngarkuar turistëve 25 franga për të hyrë në vend është hedhur poshtë.
Komiteti i Këshillit Kombëtar për Institucionet Politike votoi të premten për të hedhur poshtë një iniciativë parlamentare të paraqitur nga deputeti Thomas Aeschi nga Partia e Popullit Zviceran (SVP) e krahut të djathtë, e cila bëri thirrje për futjen e një tarife hyrjeje prej 25 frangash për turistët e huaj.
Sipas mocionit, kjo taksë do të përdorej për të luftuar ‘overturizmin’ dhe të ardhurat e saj do t’i dhuroheshin fondit shtetëror të pensioneve, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Deputetët vendosën, megjithatë, se kjo masë do të ishte “jashtëzakonisht e ndërlikuar dhe e kushtueshme për t’u zbatuar”: për shembull, do të kërkonte rivendosjen e kontrolleve sistematike kufitare.
Kjo do të ishte gjithashtu kundër Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë të Personave që Zvicra nënshkroi me Bashkimin Evropian.
Një tjetër mocion, disi i ngjashëm, është ende para deputetëve: ata ende nuk e kanë peshuar propozimin e një deputeti tjetër të SVP-së, i cili dëshiron të detyrojë shtetasit e huaj të paguajnë taksë për privilegjin e të jetuarit në Zvicër.
E-Diaspora
-
Uta Ibrahimi, edhe me një sukses tjetër historik Vitin e kaluar, e gjithë bota u tund nga vdekjet tragjike në këtë maje, ku katër...
-
Ja kur nis regjistrimi i diasporës si votues në zgjedhjet në Shqipëri
-
Rama u rikthehet takimeve me diasporën
-
“Benedict Schule” po zgjerohet – klasa shtesë në lokacionin e Cyrihut
-
Restoranti “Rina” në Lucern: Një copë atdhe në mërgim
Jeta në Zvicër
-
Taulant Xhaka: E luta Granitin të mos paraqitet në ndeshjen me Serbinë “Kam menduar se nuk mund të jetë e vërtetë”, thotë Taulant Xhaka për “Blick” për momentin...
-
Policia i gjen 1.6 kg kokainë në banesë, arrestohet kosovari 37 vjeçar
-
ETH Zurich renditet universiteti më i mirë në Evropë
-
A duhet bakshishi të jetë i tatueshëm në Zvicër?
-
Zvicra heq vizat për serbët e Kosovës që mbajnë dokumente të Serbisë