Shkurt.ch
Zvicra të mos i rikthejë refugjatët në Hungari dhe Itali
Organizatat e refugjatëve u bëjnë thirrje autoriteteve zvicerane që të stopojnë riatdhesimin e refugjatëve në vendet e Dublinit, si Hungaria apo Italia.
Amnesty International dhe organizatat e tjera të refugjatëve kërkojnë nga Zvicra që të mos i kthejnë mbrapa refugjatët që vijnë nga shtetet kufitare të BE-së dhe atyre që vijnë rrugës ballkanike, edhe pse në përputhje me Marrëveshjen e Dublinit ka të drejtë për ta bërë këtë.
„Zvicra shkel parimin e solidaritetit, duke i dërguar përsëri njerëzit në vendet si Hungaria, ku ata ishin përballur me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, tha zëdhënësja e Amnesty, Denise Graf.
Statistikat e azilit nga Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) tregojnë se më 2015 janë pranuar mbi 12. 700 kërkesa që Zvicra i ka kthyer në vendet e tjera të Dublinit. Sipas organizatave të refugjatëve, shumica e këtyre njerëzve do të duhej të qëndronin këtu.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














