Shkurt.ch
Zvicra tërheq aplikimin për anëtarësim në BE
Zvicra do të tërheqë kërkesën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, e paraqitur në vitin 1992. Kështu vendosi Këshilli Kantonal, i cili ka mbështetur vendimin e Parlamentit Nacional të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Aplikimi për anëtarësim në BE është dorëzuar në maj të vitit 1992, por në praktikë ka pushuar pas një referendumi në dhjetor të atij viti, kur qytetarët zviceranë me një shumicë të vogël votuan kundër anëtarësimit në Zonën Ekonomike Evropiane.
Pas shpalljes në fund të majit në hulumtimin vjetor sociologjik „Siguria 2016″, është e kuptueshme se zviceranët vlerësojnë gjendjen e pavarur ekonomike të vendit dhe se nuk duan të jenë pjesë e BE-së. Këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar, numri i përkrahësve të integrimit evropian ka rënë nga 21 në 16 për qind.
Shumica e qytetarëve e mbështesin statusin neutral të Zvicrës, 95 për qind, sa ishte vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër















