Shkurt.ch
Zvicra ul për 90 milionë ndihmat e jashtme për zhvillim
Për vitin 2015 parashihet një deficit struktural prej 1.2 miliard frangash ndërsa në vitin 2016 ky defiocit pritet të ngjitet në 1.4 miliard
Pasi që parashihet një deficit i buxhetit të shtetit, qeveria planifikon që për periudhën 2016-2019 të zvogëlojë ndihmat e jashtme për zhvillim. Ky kursim i shpërndarë në katër vite do të jetë 90 milionë franga, është pohuar të shtunën nga Departamenti Federal i Financave (EFD), shkruan gazeta NLZ.
Shkaktar i këtij reduktimi është deficiti i pritshëm. Për vitin 2015 parashihet një deficit struktural prej 1.2 mliard frangash ndërsa në vitin 2016 ky defiocit pritet të ngjitet në 1.4 miliard. Që të mund të bëhet frenimi i borxheve, deficiti duhet të “pastrohet”. Dhe, një pjesë e konceptit të pastrimit e prek, sipas EFD-së bashkëpunimin ndërkombëtar zhvillimor gjegjësisht ndihmat që Zvicra u jep vendeve të botës për nxitjen e zhvillimit të tyre.
Por, ulja për 90 milionë e këtyre ndihmave nuk do ta zbresë kuotën zvicerane të ndihmës për zhvillim. Ajo do të mbetet edhe më tutje 0.5 për qind e të ardhurave nacionale bruto.
Arsyeja për këtë zhvillim qëndron në faktin se shtimi i kërkesave për azil ka imponuar rritjen e shumës së mjeteve për këtë destinim dhe ato mjete i janë shkëputur fondit të planifikuar për ndihmën për zhvillim.
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) llogarit në një numër prej 30 mijë kërkesash për azil, dhe për të financuar këtë rritje numri, janë nevojitur 150 milionë franga.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















