Lajme

Zvicra, vendi i dytë në botë sa i përket lirisë

Një studim i ri rendit Zvicrën në vendin e dytë globalisht përsa i përket lirisë personale, civile dhe ekonomike

Në edicionin e tij të pestë vjetor, Indeksi i Lirisë së Njeriut e vendosi Zvicrën në vendin e dytë pas Zelandës së Re.Pesë vendet e tjera evropiane janë në top 10 janë: Danimarka dhe Luksemburgu janë në vendin e 6-të, Finlanda dhe Gjermania janë në vendin e 8-të dhe Irlanda është në vendin e 10-të, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.

Indeksi është realizuar nga “Cato Institute”, së bashku me katër institucione ndërkombëtare.Indeksi anketoi 162 kombe duke përdorur 76 indikatorë të veçantë, përfshirë sundimin e ligjit, sigurinë, shprehjen dhe informacionin, dhe sistemin ligjor.

Zvicra mori nota të larta në të gjitha kategoritë.Suedia, Hollanda, Austria, Norvegjia, Islanda dhe Mbretëria e Bashkuar u vendosën në vendin e 11-të deri në pozitat e 18-të, ndërsa Franca mbeti në vendin e 33-të.Egjipti, Iraku, Sudani, Jemeni, Venezuela dhe Siria ishin kombet me gradën më të ulët në Indeks.

Zvicra shpesh kryeson renditjen globale në disa kategori, duke filluar nga cilësia e jetës dhe standardi i jetesës deri tek konkurrueshmëria dhe siguria.