Shkurt.ch
Zvicra, vendi më i mirë për pensionistët
A jeni të shqetësuar për stabilitetin financiar pas pensionimit? Ndoshta do të ishte më sigurt nëse jetoni në pjesën veriore të Evropës. Të paktën kështu tregon raporti i renditjes së vendeve për sa i përket stabilitetit financiar të pensionistëve në 150 vende të botës.
Zvicra, Norvegjia dhe Suedia ishin në mesin e 10 vendeve më të sigurta pas pensionimit. SHBA-ja është në vendin e 19-të për të tretin vit radhazi, pas Republikës Çeke, Japonisë dhe Francës, në indeksin botëror të daljes në pension nga Natixis.
Hulumtimi është botuar nga Natixis Global Asset Management, duke përdorur të dhënat e Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organizata të tjera. Janë marrë parasysh kritere të tilla, si qasja në kujdesin shëndetësor, jetëgjatësia, papunësia, barazia tatimore e të ardhurave, kontributet e kursimeve dhe cilësia e jetës, duke përfshirë nëse vendi siguron “mjedis të sigurt, të pastër për jetën”, thuhet në raport.
Zvicra ruajti vendin e parë për sigurinë pas pensionimit në saje të një ekonomie dhe sistemi bankar të fortë. Këto ndihmojnë qytetarët e saj “për të mbajtur një nivel të lartë të mirëqenies materiale”, thuhet në raport. Të ardhurat më të larta për kokë banori dhe sistemi shëndetësor pas daljes në pension vullnetar ka ndihmuar këtë renditje.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












