Shkurt.ch
Zvicra, vendi me më shumë lindje
Vendet e tjera kanë problem me natalitetin, por jo edhe Zvicra. Numri i të sapolindurve vazhdon të rritet. Arsyeja nuk është thjesht një normë rritje, por emigracioni.
Në 2014-ën ka pasur 85.300 lindje në Zvicër, aq shumë që nuk mbahet mend prej 20 vjetësh. Kjo ka të bëjë me rritjen e popullsisë, tha Zyra Zvicerane e Statistikave.
Krahasuar me vitin e kaluar rreth 2600 fëmijë erdhën më shumë në këtë botë. 43.900 të porsalindur janë djem, të tjerët vajza.
Zvicra, sipas BFS, është i vetmi vend në Evropë që ka një tendencë të tillë në rritje të lindjeve. Arsyeja është rritja e popullsisë, ndërsa nataliteti ka mbetur konstant në vitet e fundit në 1.5 fëmijë për një nënë. Mosha mesatare e nënave në lindje ishte 31,7 vjeçe në vitin 2014.
Edhe shumë martesa u reagjistruan vitin e kaluar, ndërsa kishte rënie të numrit të divorceve. Zhvillimi i fundit nuk është studiuar tashmë gati një dekadë, sipas Zyrës Federale.
Numri i martesave u rrit në vitin 2014 në 41.900. Bëhet fjalë për një rritje prej 5.3 për qind.
Janë regjistruar madje 720 martesa mes çifteve të gjinisë së njëjtë, 3.9 për qind më shumë se në vitin 2013.
Jetëgjatësia është rritur në 81 vjeç për burrat dhe mbi 85 vjeç për gratë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













