Shkurt.ch
Zvicra vendi numër 1 në botë për inovacion
Është hera e gjashtë me radhë që Zvicra e udhëheq tabelën e përbërë nga 128 shtete që janë vlerësuar për shkallën e zgjidhjeve inovative
Zvicra ka qenë dhe vazhdon të mbetet shteti më inovativ në botë. Këtë e bën të ditur Global Innovation Index, një raport që e publikon në baza vjetore organizata e OKB-së WIPO me seli në Gjenevë për pronësi intelektuale në bashkëpunium me dy universitete, shkruan nzz.ch.
Është hera e gjashtë me radhë që Zvicra e udhëheq tabelën e përbërë nga 128 shtete që janë vlerësuar për shkallën e zgjidhjeve inovative që janë bërë nga njerëzit e vendeve përkatëse.
Këtë vit Zvicra është në listë para Suedisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së etj., transmeton albinfo.ch. Ndërkaq Kina për herë të parë këtë vit ka hyrë në mesin e 25 vendeve më inovative në botë.
Për përpilimin e listës janë vlerësuar rezultatet ekonomike dhe inovative në bazë të 82 indikatorëve të ndryshëm.
Ajo që bie në sy është se në mesin e 25 vendeve më inovative në botë, 15 janë shtete evropiane.
SHBA-ja është shteti i parë që bvjen në radhë pas 5 shteteve evropiane që kryesojnë listën. Dhe pas saj vijnë sërish shtete evropiane si Finlanda, Irlanda, Danimarka, Holanda dhe Gjermania (e dhjeta).
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












