Deni Hoxha, shtetasi i parë i huaj që punon në qeverinë e prefekturës në Japoni

Studenti shqiptar në Harvard, Deni Hoxha (20 vjeç), në vitin e dytë filloi punën në zyrën e qeverisë prefekturale në Mie, Japoni.  Kjo mundësi është realizuar me ndërmjetësimin e stafit në zyrën e prefekturës dhe Universitetit të Harvardit. Hoxha do të punojë në Departamentin e Financës dhe Turizmit, si dhe në promovimin e zonës për rreth 8 javë.