Nachrichten
Trendi më i ri turistik: Pushimi midis bunkerësh, në Sazan
Është viti i parë që turistët kanë mundësinë të hyjnë fare në këtë ishull
Deti shkëlqen me ngjyrën e tij të bruzët, drurët e fikut ofrojnë hijet e tyre ndërsa nga kodrat shikimi rrëshqet larg mbi Adriatik. Ky përshkrim i Sazanit duket sikur flet për një parajsë pushimesh. Por në fakt ky vit është i pari që turistët kanë mundësinë të hyjnë fare në këtë ishull.
Në saje të pozitës së tij të volitshme strategjike në pjesën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ishulli i vogël u ka shërbyer prej shekujsh ushtrive të ndryshme si vend stacionim: romakëve, osmanëve, grekëve, italianëve dhe madje edhe gjermanëve
Pas Luftës së Dytë Botërore Sazani i ka takuar Shqipërisë, e cila aty kishte ngritur bazën më sekrete ushtarake të vendit
Në vitet `50 këtu kishin ardhur ushtarët sovjetikë pas një marrëveshjeje përkatëse me udhëheqjen komuniste të Shqipërisë me Moskën. “Nga këtu unë mund të kontrolloj Mesdheun deri në Gjibraltar”, lavdërohej shefi i sovjetëve Nikita Hrushçov me rastin e vizitës së bërë në vitin 1958 në bazën e nëndetëseve aty afër, shkruan Merkur.de, transmeton albinfo.ch.
“Ne gjatë 24 orëve të ditës mendonim për luftën”, kujtohet Mihal Lule, i cili ka qenë i stacionuar plot 17 vite në Sazan. Kur në vitin 1961 Shqipëria u prish me BRSS-në dhe nga at u tërhoqën ushtarët rusë, për 15 vitet në vazhdim u stacionuan kinezët. “Me rusët dhe vodkën e tre jeta në ishull ishte më gazmore”, kujton sot 61 vjeçari, shkruan gazeta gjermane “Merkur”
Nga frika prej një invazioni të perëndimit, ushtria shqiptare pati ndërtuar një rrjet tunelesh me kilometra të gjatë dhe mbi 3600 bunkerë të cilët mund të përballonin sulmin bërthamor. Po ashtu kishte aty edhe një kinema nëntokësore, një shkollë dhe një spital.
Natyra ka filluar ngadalë t`i mbulojë gërmadhat e të kaluarës. Por gjurmët e periudhës ushtarake të ishullit mund të shihen gjithandej.
Por, tash Sazani duhet të s’nderohet në një pikë turistike. “Kjo është një detyrë kolosale, por ne jemi të vendosur”, thotë Auron Tare nga autoritetet përkatëse shqiptare.
Do të ndërtohen një muze dhe një qendër hulumtuese. “Sazani do t`i udhëzojë turistët drejt sekreteve të Shqipërisë komuniste”, premton Tare. “Dhe njëkohësisht do t`ua bëjë atyre më të afërt trashëgiminë historike dhe kulturore te Mesdheut”.
Weitere aus Nachrichten
E-Diaspora
-
Der Film “La Beauté de l’Âne” wird in Bern im Rahmen der Woche der Frankophonie gezeigt Filmabend in Bern, Erinnerung und Erzählung mit "La Beauté de l’Âne"... -
Petrit Krasniqi, neuer Leiter der Investitionen beim Versicherungsfonds der Lehrpersonen in Bern -
Ylfete Fanaj wird zur Präsidentin des Strafvollzugskonkordats der Nordwest und Zentralschweiz gewählt -
Granit Xhaka erzählt über die Opfer seiner Familie -
Bujana Ameti kehrt aus der Diaspora mit einem besonderen Musikprojekt in den Kosovo zurück
Leben in der Schweiz
-
Die Buchmesse in Genf zieht bei der Jubiläumsausgabe 60 000 Besucher an Die Buchmesse in Genf hat ihre 40. Ausgabe erfolgreich abgeschlossen und während der fünf Veranstaltungstage rund... -
Zehn Fachärzte aus Kosovo kommen in die Schweiz für Weiterbildungen, organisiert von der LMShZ -
Petrit Krasniqi, neuer Leiter der Investitionen beim Versicherungsfonds der Lehrpersonen in Bern -
“Alle nennen ihn Rexho” kommt nach Zürich nach einer erfolgreichen Tour durch Europa -
Der Kanton Zürich schenkt der Stadt Gjilan ein Feuerwehrfahrzeug














