E-Diaspora

“Zgjidhja ideale: Diçka në mes mentalitetit kosovar dhe zviceran”

“Do të preferoja diçka ndërmjet. Respektin e njerëzve dhe qetësinë e Zvicrës, të kombinuar me optimizmin dhe vitalitetin e Kosovës”

Ylli shqiptar i SSC Napoli dhe  kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami preferon një shkrirje në mes të mentalitetit zviceran dhe atij kosovar. “Diçka ndërmjet. Respektin e njerëzve dhe qetësinë e Zvicrës, të kombinuar me optimizmin dhe vitalitetin e Kosovës”.

Kështu i është përgjigjur Behrami pyetjes së gazetës Aargauer Zeitung të bërë në kuadrin e serisë së blic intervistave që ajo ka zhvilluar me futbollistët e përfaqësueses së Zvicrës.

Pyetjes së radhës, se cilin vend do ta zgjidhte në mes të Italisë dhe Anglisë, futbollisti i rritur në atmosferën e temperamentit italian i përgjigjet pa dilemë: Italinë. “Më pëlqen jeta dhe kultura këtu. Pastaj në futbollin e Serie A, komponenti fizik, trupor është më pak i theksuar. Dhe kjo më konvenon pasi që unë kohëve të fundit kam pasur disa probleme me lëndime.

Po ashtu Behrami nuk ka dilema në përcaktimin në mes të hokejit mbi akull dhe basketbollit. “Basketbolli, ky vendim për mua është shumë i thjeshtë. E ndjek intensivisht ligën amerikane NBA. Skuadra ime e preferuar është Miami Heat”.