Kosova
1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, në Kosovë pushim
1 Maji shënon Ditën ndërkombëtare të punëtorëve, kur nisi nga lufta e punëtorëve të të kërkuar më shumë siguri, liri dhe kushte më të mira të punës.
Në Kosovë, kjo ditë është festë zyrtare dhe të gjitha institucionet publike nuk punojnë.
Madje, duke pasur parasysh që në Prishtinë, shumë qytetarë në këtë ditë shfrytëzojnë Parkun e Gërmisë, komuna ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin për vetura.
“Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: ‘Normale’, ‘Sofalia’, ‘Tauk- Bahçe’ dhe restoranteve— villat Gërmia ‘Freskia’, dhe ‘Soma’ do të jetë: Kryqëzimi rrugëve ‘1 Tetori’— ‘Nazim Gafurri’ dhe ‘Ymer Lutfi Paqarizi’. Kryqëzimi rrugëve ‘Nazim Gafurri’- ‘Xhavit Ahmeti’ dhe ‘Dr. Lec Gradica’. Kryqëzimi i rrugëve ‘Shpëtim Robaj’ me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ‘Gërmia’. Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese”, thuhet në njoftimin e komunës, përcjell albinfo.ch.
Për të shënuar këtë ditë, në Kosovë po ashtu protestohet nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës për të kërkuar rritjen e pagave.
Sektori privat në Kosovë ballafaqohet me mungesa të shumta si ato të pagës, sigurisë e të drejtave në punë.
Kjo ka bërë që edhe një numër i madh i qytetarëve të nxitur nga mungesa e kushteve të kërkojnë punë në vendet e Bashkimit Evropian.
Tashmë Kosova ballafaqohet me mungesa të punëtorëve në shumë sektorë, përfshirë edhe atë të shëndetësisë e ndërtimit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet











