CH-Ballkani
1 në 3 persona punojnë në të ‘zezën’ në Shqipëri
Këshilli Rajonal vë në dukje se shkalla natyrore e rritjes së popullsisë është negative në Bosnje Serbi, ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë, rritja e popullsisë natyrore është në trysninë e emigracionit
Në Shqipëri, një në tre të punësuar në sektorin jo-bujqësor punon në të zezë. Këta njerëz kryesisht rekrutohen nga shtresat e varfra sociale, kanë qasje të kufizuar në sigurimet shoqërore dhe mbrojtje sociale, shpesh fitojnë më pak se të tjerët dhe nuk kontribuojnë në fondet e pensioneve.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, (RCC) në një analize për tregun e punës dhe perspektivat në Rajonin e Ballkanit, i publikuar këto ditë e konsideron çështjen e punësimit një problem madhor në ekonominë e Rajonit.
Regional Coperation Council (RCC) thotë se investimet e lidhura me prodhimin dhe integrimin e rajonit në zinxhirët e vlerave globale janë të rëndësishme për perspektivat e punësimit, shkruan ‘Monitor’.
Inkurajimi i investimeve nga sektori i biznesit dhe përmirësimi i produktivitetit është me rëndësi vendimtare për përmirësimin e punësimit në Rajonin, përcjell albinfo.ch.
RCC sugjeron se investimet e lidhura me prodhimin dhe integrimin e rajonit në zinxhirët e vlerave globale mund të jenë veçanërisht të rëndësishme në këtë drejtim.
Këshilli Rajonal vë në dukje se shkalla natyrore e rritjes së popullsisë është negative në Bosnje Serbi, ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë, rritja e popullsisë natyrore është në trysninë e emigracionit.
Shkalla e emigrimit është e lartë në të gjitha ekonomitë, dhe gjatë dy dekadave të fundit thuajse një e katërta e popullsisë është larguar nga rajoni. Si rezultat, popullsia e rajonit po zvogëlohet dhe plaket. Oferta për punë është duke rënë me shpejtësi, teksa furnizimi i fuqisë punëtore të kualifikuar është i pamjaftueshëm. Cilësia e dobët e arsimit është shkaku kryesor i papunësisë së lartë të të rinjve.
Shumë të rinj, veçanërisht ato nga familjet e varfra qëndrojnë jashtë arsimimit ose e braktisin shumë herët. Kjo sugjeron që përmirësimi e aftësive përmes programeve të të mësuarit gjatë gjithë jetës është një çështje e rëndësishme e politikës. Probleme të veçanta përballen me sistemet e arsimit në nivelet e mesme dhe ato terciare.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












