Lajme
10 vjet të punës së suksesshme të shoqatës “Parandalo” të Cyrihut
Në Cyrih, me praninë e përfaqësuesve të jetës shoqërore të qytetit dhe të komunitetit shqiptar, shoqata “Parandalo” ka shënuar 10 vjetorin e themelimit të saj

Të pranishëm në këtë ceremoni festive ishin personalitete të ndryshme shqiptaro-zvicerane, përfshirë këtu edhe tre deputetët shqiptarë të qytetit të Cyrihut. Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (PS) dhe Gadaf Muharremi (PS), diplomatja e RKS-së në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani, përfaqësues të komunitetit shqiptar, shoqata dhe veprimtarë të ndryshëm.
Gjatë kësaj ceremonie u prezantuan projektet me interes për komunitetin shqiptar që kishte realizuar shoqata “Parandalo” përgjatë dhjetë viteve. E gjithë kjo ishte përmbledhur në një video prej 10 minutash, raporton albinfo.ch. Po kështu janë falënderuar personalitete të ndryshme që kanë kontribuuar në forma të ndryshme në realizimin e projekteve të shoqatës “Parandalo”.
Christof Meier nga zyra për integrim e Cyrihut ka deklaruar se shoqata “Parandalo” me punën e saj është model jo vetëm për komunitetin shqiptar por për të gjitha komunitetet në Zvicër.
Për kontributin dhe angazhimin e palodhur të themelueses së shoqatës “Parandalo”, Valdete Hoti, ka folur psikiatrja, Dr. Valbona Hysenaj Miftari.
“Mbështetja 20-vjeçare që u ka ofruar bashkatdhetarëve në forma të ndryshme i jep zonjës Valdete Hoti epitetin e një humanisteje të rangut të Nënë Terezës”, është shprehur Hysenaj Miftari.
Nga ana e saj, kryetarja e shoqatës “Parandalo”, Valdete Hoti, ka shfrytëzuar këtë solemnitet për të bërë thirrje për një sensibilizim që trajtimi për personat me aftësi të kufizuara të jetë i barabartë. “Ne duhet që si shoqëri t’i trajtojmë këtë kategori njerëzish pa paragjykime dhe t’i pranojmë ashtu si janë”, tha Hoti.
Duke i uruar suksese shoqatës “Parandalo” të pranishmit i ka përshëndetur edhe deputeti i qytetit të Cyrihut, Përparim Avdili.
Pjesën kryesore të solemnitetit të cilën e ka moderuar aktivistja e kësaj shoqate, Drita Shabani, e ka zënë Ansambli “Shota” nga Zvicra ndërsa programin e kanë pasuruar edhe Shpend Dervish Shaqa djali i rapsodit të njohur në botën shqiptare, Dervish Shaqa, artistja e re Ulpiana Miftari, këngëtarja Dije Shaqa Sefa dhe pianistja, Lumbardha Klinaku.
Shoqata “Parandalo” që udhëhiqet me sukses nga Valdete Hoti dhe Xhemal Selimi është themeluar më 11 shtator 2011, shkruan albinfo.ch. Ajo i ka vënë vetes si detyrë, që komuniteti shqiptar në Zvicër, të jetë vetë aktiv, dhe që në mënyrë parandaluese të veprojë kundër konflikteve, dhunës dhe varësisë.
Në fund të këtij solemniteti organizatori kishte përgatitur një apero të pasur me ushqime tradicionale shqiptare.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
“Alba Festival”, mbi 12 mijë veta në Cyrih vallëzojnë nën ritmin e muzikës shqipe Është një vlerësim se këtu janë më shumë se 12 mijë pjesëmarrës, kryesisht shqiptarë por edhe...
-
Fëmija 6 vjeç i mirret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër
-
Mantelbardhët shqiptarë bëhen bashkë në “Simpoziumin II” në Bernë
-
Ylli Doko zgjidhet kryetar i FDP të Bassersdorf-it
-
BE zgjat skemën e Roaming-ut edhe për 10 vjet të tjera
Jeta në Zvicër
-
Reagime të ashpra kundër deputetes zvicerane, ka deklaruar se “Rusia u provokua nga NATO” Ajo është shprehur se ishte "aleanca luftarake NATO" (siç e quan vetë) ajo që e kishte...
-
Ky qytet i Zvicrës ka hequr dorë tërësisht nga gazi “i Putinit”
-
Agjencia e inteligjencës: Ka prani të spiunëve rusë në Gjenevë
-
Këshilli Federal nis fushatën për rritjen e moshës së pensionit për gratë
-
Zviceranët e kënaqur që frangu është barazuar me euro