E-Diaspora
10-vjeçari shqiptar që po impresionon publikun zviceran
Nueli ka lindur më 21 dhjetor 2007 në Münsterlingen të Zvicrës, derisa tani jeton në Romanshorn
Shumë fëmijë shqiptarë po tregojnë talentin e tyre në diasporë. I tillë është Nuel Ramaj, i cili ka impresionuar publikun zviceran, shkruan albinfo.ch.
Nueli është vetëm 10-vjeçar dhe së fundi ka lansuar një video klip me titullin “With You” (Me ty).
Kënga është mjaft e pëlqyeshme, duke marrë edhe kritika pozitive, derisa në të kaluarën ka marrë pjesë edhe në disa gara e spektakle.
Nueli ka lindur më 21 dhjetor 2007 në Münsterlingen të Zvicrës, derisa tani jeton në Romanshorn.
Prindërit e tij janë nga Kosova, derisa kanë ardhur në Zvicër nga Vitia në vitin 1989. Ata shprehën ekskluzivisht për Albinfo.ch se, synimet e Nuelit janë të mëdha për të ardhmen dhe nga ai pritet shumë në të ardhmen.
https://www.youtube.com/watch?v=SV2o-s5ZJH4&feature=youtu.be
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











