Lajme
100-vjetori i Titanikut
100-vjetori i Titanikut po përkujtohet të dielën me një seri ceremonish në të gjithë botën
Një ceremoni përkujtimore është realizuar edhe në Atlantik, në vendin në të cilin u fundos anija më e madhe e kohës, tragjedi që i kushtoi jetën 1 512 viktimave.
Las Vegasi, San Diego, Hjuston, Singapori, Irlanda dhe Britania janë midis vendeve ku 100-vjetori ka mbledhur me mijëra persona, të cilët kanë vendosur lule dhe janë lutur, në muzetë dedikuar “Titanikut”.
Dy javë më parë, në Belfast, Irlandën e Veriut, u hap edhe muzeu më i madh në botë përkushtuar anijes, i cili ka rikrijuar disa prej ambienteve më të famshme siç ishin realisht në “Titanik”.
Muzeu që kushtoi 150 milionë dollarë për t’u ndërtuar, ka tërhequr në ditët pas hapjes së tij plot 45 mijë vizitorë.
“Titaniku” u përplas me një akullnajë në mbrëmjen e 14 prillit, për t’u fundosur disa orë më pas, në atë që ishte udhëtimi i parë nga Britania, drejt SHBA-së. Historia e tij është bërë e njohur botërisht, nëpërmjet filmave e dokumentarëve të shumtë, që e kanë shndërruar tragjedinë e transoqeanikut në një prej më të njohurave në histori.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











