Lajme
107 mijë të zhvendosur kosovarë presin riintegrimin
Në Kosovë aktualisht ka 16.713 persona të zhvendosur. Kurse jashtë Kosovës, llogaritet se ka rreth 107 mijë të zhvendosur. Prej tyre, 88 mijë janë në Serbi, mbi 1.400 në Mal të Zi dhe rreth 617 persona në Maqedoni
Sipas të dhënave që disponon Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë – UNHCR, në Kosovë aktualisht ka 16.713 persona të zhvendosur. Kurse jashtë Kosovës, llogaritet se ka rreth 107 mijë të zhvendosur. Prej tyre, 88 mijë janë në Serbi, mbi 1.400 në Mal të Zi dhe rreth 617 persona në Maqedoni.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, shefi i misionit të UNHCR-it në Kosovë, Narasimha Rao, thotë se sfidat kryesore në lidhje me kthimin e të zhvendosurve mbeten çështja e pronave, ajo e sigurisë, dokumenteve personale e deri te punësimi dhe sigurimi i strehës.
Për faktin se kanë kaluar 16 – 17 vjet jetese në zonat apo lokalitetet ku janë zhvendosur, shumë nga ta, sipas Narasihmo Rao, më tepër po shprehin dëshirën që të integrohen në vendbanimet ku jetojnë aktualisht.
Të zhvendosurit romë, ashkali dhe egjiptian, sipas UNHCR-së, jetojnë në kushtet më të rënda.
UNHCR është e pranishme në Kosovë që nga viti 1992, me mision që t’u dilte në ndihmë refugjatëve, personave të zhvendosur nga shtëpitë dhe pronat e tyre.
Kurse pas luftës, me Rezolutën 12 44 të Kombeve të Bashkuara, është vendosur si mision për të ndihmuar kthimin e të zhvendosurve dhe ri-integrimin e tyre.
Që nga vitit 1999 e këndej, UNHCR ka shpenzuar 240 milionë dollarë, të cilat i ka vënë në funksion të ndihmës për 1 milion personat e zhvendosur gjatë luftës, që të kthehen në pronat dhe shtëpitë e tyre.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm













