Shkurt.ch
Nuk shtrenjtohen cigaret
Partitë kritikonin se kjo ngritje do të shkaktonte dalje të zviceranëve jashtë vendit për të blerë cigare me çmim më të lirë dhe akuzonin qeverinë se donte ta shfrytëzonte taksën e duhanit si një burim komod e të lehtë të ardhurash
Duhanxhinjtë në Zvicër mund “të marrin frymë” më lirisht: tash për tash nuk do të ketë shtrenjtim të cigareve. Këshilli Federal ka vendosur që çmimi i cigareve të mbetet me të vjetrën. Në fakt ai heq dorë nga kalimi i kompetencave te parlamenti për ngritjen e taksave të duhanit.
Hapësirën e vet të veprimit për ngritjen e taksës së duhanit, qeveria e vendit e kishte konsumuar në vitin 2013 me ngritjen e saj për 10 centë. Në diskutim ishte ngritja e shkallëzuar e çmimit për 2.80 franga që do të rezultonte me një çmim prej 11 frangash të një paqete të cigareve në shitje të lirë.
Por për ta bërë këtë gjë, Këshilli Federal kishte nevojë për bekimin e parlamentit. Ndërkaq, në procedurën konsultative u pa se një ngritje e tatimit kishte fare pak shanse. CVP/PDC druante se kjo ngritje do të shkaktonte dalje të zviceranëve jashtë vendit për të blerë cigare me çmim më të lirë. FDP/PLR dhe SVP/UDC akuzonin qeverinë se donte ta shfrytëzonte taksën e duhanit si një burim komod e të lehtë të ardhurash.
Por, duket se goditjen përfundimtare në këtë drejtim e dha frangu i fortë. Pas ndryshimit të kursit të frangut në raport me euron, dallimi në çmim në krahasim me vendet fqinje ishte zhvilluar në dëm të Zvicrës. Kështu, ndërkohë që në vitin 2007 cigaret në Zvicër ishin më të lirat pas atyre në Austri, ato në vitin 2016 janë më të shtrenjtat.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











