Lajme
Paralajmërohen stuhi në Evropë
Masa shumë të fuqishme ajrore jostabile me origjinë nga Oqeani Atlantik po vazhdojnë të depërtojnë vazhdimisht në Evropë, por duke mos pasur asnjë gjasë që të depërtojnë edhe në Ballkan për shkak të anticiklonit të fuqishëm afrikan.
Pothuajse çdo ditë në Francë, Gjermani Belgjikë etj. ka stuhi intensive, vende-vende shumë të fuqishme me shkarkesa masive atmosferike dhe breshër të madh. Pas qetësimit njëditor ose dy, pasojnë stuhi të reja që vijnë nga Atlantiku dhe intensifikohen në kontaktin e tyre me ajrin shumë të nxehtë afrikan.
Institutet evropiane për monitorim të stuhive verore kanë paralajmëruar për stuhi të reja intensive të premten dhe lokalisht edhe gjatë fundjavës.
Vendet ku priten stuhi intensive të premten janë jugperëndimi dhe juglindja e Francës, lokalisht edhe shumë zona të tjera në Francë, pastaj pritet të përfshihet Zvicra, jugu i Gjermanisë, veriu i Italisë dhe tutje pjesë të Austrisë, Çekisë, Polonisë etj.
Një sistem shumë i fuqishëm me presion të ulët atmosferik apo shkëputje ciklonike do të shkaktojë stuhi shumë intensive në vendet që i përmendëm më lart. Normalisht stuhitë do të jenë të përmasave të mëdha, por nuk do të kapin të gjitha zonat. Presioni i ajrit do të ulet edhe në Ballkan gjatë fundjavës, por pa gjasa për ndonjë freski apo reshje të mëdha, ngase ajri shumë i fuqishëm sup-tropikal me origjinë nga Afrika veriore nuk do të lejojë krijimin e stuhive të mëdha freskuese, megjithatë priten stuhi të izoluara me breshër kryesisht në shumë vise kodrinore-malore e shumë pak në viset e tjera.
Pra, pas reshjeve intensive të këtyre ditëve, stuhi të reja me rrebeshe të rrëmbyeshme shiu parashihen në Evropë të premten dhe për fundjavë. Do të mundohemi të jemi më aktiv për të përcjellë gjendjen eventuale sinoptike në Evropë dhe Ballkan./MeteoBallkan
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












