Lajme
12 fishohet numri i azilkërkuesve nga Shqipëria
Numri i azilkërkuesve shqiptarë gjatë periudhës janar-maj 2014 ka arritur në 3260 dhe ka qenë për 12 herë më i madh se ai i periudhës së njëjtë të vitit të kaluar
Deri në fund të muajit maj në Gjermani kanë kërkuar azil 62600 persona, ose 23800 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2013, bën të ditur Ministria e Brendshme e Gjermanisë. Më së shumti azilkërkues kanë ardhur nga Siria, 10 mijë sish, që përbën një rritje prej më shumë se dyfish në krahasim me vitin e kaluar, kur ishin 4000.
Në vendin e dytë për nga numri janë azilkërkuesit nga Serbia, të cilët kanë bërë 7800 kërkesa për azil kundrejt 4400 sa kishin bërë një vit më parë. Të tretët janë afganistanasit me 3800 kërkesa ndërsa në vendin e katërt janë shtetasit e Shqipërisë dhe në të pestin, ata të Maqedonisë.
Është simptomatike që numri i azilkërkuesve shqiptarë gjatë periudhës janar-maj 2014 ka arritur në 3260 dhe ka qenë për 12 herë më i madh se ai i periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, shkruan diepresse.com.
I përballur me fluksin e madh të azilkërkuesve nga Ballkani perëndimor, Bundestagu gjerman është duke debatuar një propozimligj të koalicionit qeverisës për shpalljen si vende të sigurta shtetet e Ballkanit Perëndimor si Serbia, Bosnja dhe Maqedonia. Me këtë do të thjeshtësohej procedura e kthimit të refugjatëve nga këto vende.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











