Shkurt.ch
129 mijë makina të manipuluara VW në Zvicër
Këtë thotë importuesi në Zvicër, Amag ndërsa Zyra Federale për Rrugë (Astra) ditë më parë kishte dalë me një informatë se në Zvicër janë rreth 180 mijë makina të tilla
Në Zvicër janë të manipuluara afër 129 mijë makina të prodhuesit gjerman Volkswagen. Fjala është për manipulimin tashmë të njohur në emetimin e gazit, për çfarë ditëve të fundit koncerni i madh gjerman për prodhimin e automjeteve, Volkswagen është vënë në qendër të një skandali të përmasave globale.
Ndërkohë që Zyra Federale për Rrugë (Astra) ditë më parë kishte dalë me një informatë se në Zvicër janë rreth 180 mijë makina të goditura nga ky manipulim, importuesi gjeneral i Volkswagenit në Zvicër, kompania Amag i ka ulur këto shifra në 128.802 sish. Fjala është për automjete që tashmë janë në qarkullim dhe janë të modeleve VW, Audi, Seat, Skoda dhe automjete transportuese VW.
Ndërkohë informacionet më të reja flasin për manipulime të ngjashme edhe në makinat Audi. Në të vërtetë janë rreth 2.1 milionë makina të kësaj marke që vuajnë nga e njëjta anomali pasi që ato edhe janë të pajisura me softuerin e njëjtë sikur të VW, skruajnë Reuters dhe “Spiegel”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali Aktiviteti përkujtimor i kushtohet sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe dëshmorëve të tjerë të lirisë... -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër Është e vështirë të krahasosh cilësinë e jetës në pjesë të ndryshme të Zvicrës, por një... -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni -
Hulumtimi i ri: Shoferët në Cyrih bllokohen në trafik për 94 orë në vit















