Shkurt.ch
13 vjet burg për terapeutin, abuzues seksual
Edhe pse ai ka pranuar kryerjen e 114 delikteve, për shkak të vjetërimit të shumicës së delikteve, gjykata e ka shpallur atë fajtor vetëm për 33
Gjykata Regjionale e Bernës ka shpallur sot vendimin me të cilin një terapeut social 57 vjeçar është dënuar me 13 vjet heqje lirie dhe me mbikëqyrje stacionare.
I dënuari kishte pranuar se përgjatë një periudhe 29 vjeçare kishte kryer 114 abuzime seksuale të shkallëve të ndryshme ndaj personave me gjendje të rëndë mentale dhe të miturve në shtëpitë për strehimin e personave me të meta mentale.
Për shkak të vjetërimit të shumicës së delikteve, gjykata e ka shpallur atë fajtor vetëm për 33 syresh.
Ai është shpallur fajtor për veprat penale përdhosje, veprime seksuale me fëmijë, persona të varur nga përkujdesja etj.
Për kryetarin e trupit gjykues, si numri i delikteve ashtu dhe kohëzgjatja e kryerjes së tyre janë „ekstreme“. Sipas tij, fakti se viktimat kanë qenë persona me të meta të rënda, është një sqarim për atë se si ka pasur mundësi që një krim i tillë në vazhdime të mbetet kaq gjatë i pazbuluar.
Zbulimi i tij ishte bërë në vitin 2010, pasi që dy fëmijë me të meta mentale i kishin treguar prindërve të tyre për kontaktet seksuale të terapeutit me ta.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











