Lajme
15 mijë nënshkrime për përshpejtimin e liberalizimit të vizave
Aktiviteti ka nisur një javë më parë nga ana e shoqërisë civile, i prirë nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Qytetarët kosovarë po i përgjigjen pozitivisht nënshkrimit të peticionit për përshpejtimin e liberalizimit e vizave, ka raportuar Kosovapress. Mbi 15 mijë nënshkrime janë mbledhur deri më tani nga organizatori vetëm në qendrat kryesore të Kosovës. Aktiviteti ka nisur një javë më parë nga ana e shoqërisë civile, i prirë nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Nënshkrimeve iu bashkuan edhe 500 letra nga qytetarët drejtuar përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ministrit kosovar për Integrim Evropiane, Bekim Çollaku, përmes të cilave qytetarët po shprehin nevojën e tyre për lirinë e lëvizjes.
Në 15 mijë nënshkrimet e numëruara deri tani, mungojnë ato të zonave më të thella, pasi që deri tani janë numëruar vetëm shtatë komunat kryesore.
Aktiviteti me nënshkrimet e qytetarëve fillimisht është paraparë të zgjasë deri më datën 28 të këtij muaji, por, sipas organizatorëve varësisht prej rrjedhës së procesit, organizatorët mund edhe të vazhdojnë aktivitetin edhe për disa ditë të tjera.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











