Shkurt.ch
15 shqiptarë e zvicerane akuzohen për tregti me 20 kg. heroinë
Policia thotë se kjo organizatë që ka vepruar nga Zvicra deri në Maqedoni, ka shitur më shumë se 20 kg heroinë
Policia e Kantonit të Cyrihut në një aksion të sinkronizuar ka kapur një rrjet droge prej 15 personash. Te ata janë konfiskuar 13 kilogramë heroinë dhe 7 kilogramë materie zbutëse. Po ashtu janë konfiskuar të holla në vlerë prej 19.000 eurosh dhe 17.000 frangash, të fituara nga tregtia me drogë. Ndërsa policia thotë se ka dëshmi që kjo organizatë ka shitur më shumë se 20 kg heroinë.
Hetimet që kanë zgjatur rreth një vit, kanë treguar se njëri nga pjesëtarët, lokalet e marra me qira për veprimtari legale në Dietlikon të Cyrihut i shërbenin njërit nga aktorët kryesorë si vend për fshehjen e drogës. Ky i fundit dhe pjesëtarë të tjerë bënin punën e korrierit duke shpërndarë heroinën te përdorues të ndryshëm në mbarë Zvicrën. një anëtar tjetër bënte punën e shoferit, duke transportuar shitësit e rrugës të heroinës në intervale të rregullta kohore në vendin “e punës” dhe mbrapa.
Një pjesëtar tjetër i kreut të bandës kishte një depo droge në Altstetten të Cyrihut. Policia në këtë depo ka gjetur 5 kilogramë heroinë.
Sipas komunikatës së policisë, banda kishte një rrjet të organizuar mirë tregtie që arrinte deri në Maqedoni .
15 pjesëtarët e grupit, nga 26 deri në 55 vjeç janë me prejardhje nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Në mesin e tyre është edhe një shtetas i lindur në Zvicër. Katër nga të arrestuarit gjenden ende në burg ndërsa të tjerët janë liruar ndërkohë që edhe kundër tyre janë ngritur padi penale.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel













