Lajme
15 viktima nga moti i lig në Shkup
Nga reshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra, bëhet e ditur nga mediat e Shkupit dhe konfirmohet ehde nga autoritetet
Një mot i ligë që ka kapluar Shkupin me rrethinë në ditën e djeshme ka marrë jetën e 15 personave. Sipas konfirmmit të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë për mediat e Shkupit, viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i lig, që ka mbretëruar mbrëmë.
Mësohet se pas vërshimeve në Lagjen Hasanbeg të Shkupit ku situata paraqitet e rëndë dhe ku ekipet e shpëtimit po evakuojnë banorët e rrezikuar, ministri i ekonomisë Driton Kuçi ka dalë ne terren duke qenë pranë qytetarëve në Lagjen Hasanbeg-Shkup.
Ministri Kuçi dukshëm i shqetësuar, iu bashkëngjit ekipeve te shpëtimit, duke ndihmuar drejtperdrejt ne shpëtimin e njerezve te ngujuar neper shtëpitë e vershuara dhe rruget e bllokuara, shkruan zhurnal.mk
Ndryshe situata në terren është duke u përmirësuar me vetë faktin se shiu i rrëmbyeshëm është ndërprerë dhe tani është duke u punuar në ndihmë të banorëve të rrezikuar dhe sanimin e dëmeve materiale.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj



















