Kosova
150 euro gjobë e konfiskim të targave për serbët që nuk i konvertojnë
Që prej hapjes së afatit e deri më 25 nëntor, janë mbi tre mijë vetura të cilave u janë konvertuar targat në RKS, tha zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tregoi për masat që do të ndërmerren pas 30 nëntorit ndaj ngasësve të veturave që bartin targa ilegale serbe me akronime të qyteteve të Kosovës, shkruan koha.net.
“Ne kemi planifikuar që mos me e blloku veriun. Duke marrë parasysh që këto vetura janë të paregjistruara, i trajtojmë si të tilla, sikur të ishin në Pejë, Prishtinë, Gjilan apo diku tjetër. Që do të thotë, takohet polici me një veturë, i merren targat, dokumentet, i shqiptohet një tiketë 150 euro për veturë të paregjistruar, pronari lejohet ta largojë veturën nga rruga, sepse ligji e thotë kështu”, ka treguar Elshani.
“Në rastin e dytë, nëse hasim në veturë tash që do të duhej të ishte pa tabela, atëherë konfiskohet dhe ajo i dërgohet doganës”, sqaroi tutje zyrtari policor, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik












