Kosova
Të mërkurën një tjetër takim për dinarin në Bruksel
Edhe një takim tjetër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet të mërkurën për çështjen e dinarit. Për këtë temë do do të takohen në Bruksel kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano të hënën deklaroi se në takimin e nesërm do të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një zgjidhjeje rreth kësaj teme, transmeton KlanKosova, përcjell Albinfo.ch.
“Do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të përkohshme për vendimin e BQK-së për operacionet financiare. BE-ja pret nga takimi i të mërkurës që të dyja palët të tregojnë gatishmëri për kompromis”, tha Stano.
Ai mes tjerash theksoi se shpreson që ky do të jetë takimi i fundit rreth dinarit.
Nga ana tjetër, edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është shprehur i bindur se do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit.
“Do të jem nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për bisedimet me synim gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për të gjithë ata që janë prekur nga rregullorja e BQK-së. Jam i bindur se mund të arrihet një marrëveshje, por kjo kërkon fleksibilitet dhe kompromis nga dy palët”, shkroi ai në Facebook.
Nga 11 maji, ka përfunduar zyrtarisht periudha tranzitore e Bankës Qedrore, me ç’rast zyrtarisht euroja është valutë e vetme që mund të përdoret për pagesa në Kosovë./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes -
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës -
Danone tërheq nga tregu disa seri qumështi për foshnje edhe në Zvicër











