CH-Ballkani
Reagon kryeministri: Deklaratat e dëshmitarit të mbrojtur, spektakël medial
Intervista “bombë” e Shkumbin Mehmetit ka ngjallur debate dhe reagime gjithandej opinionit kosovar, madje ka shtyrë edhe kryeministri Ramush Haradinaj të reagoj. Ky i fundit e quan spektakël medial
Një intervistë që është emetuar të enjten mbrëma nga burgu i sigurisë së lartë, një i vetëshpallur “kriminel i pasluftës”, ka akuzuar disa persona të tjerë për vrasjet politike, madje ka përmendur edhe emrat dhe nxitësit e këtyre krimeve. Kjo intervistë “bombë” ka ngjallur debate dhe reagime gjithandej opinionit kosovar, madje ka shtyrë edhe kryeministri Ramush Haradinaj të reagojë.
Haradinaj sot është pyetur për deklaratat e dëshmitarit të Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, i cili ka akuzuar për vrasjet e pasluftës shumë persona nga rajoni i Dukagjinit nga vjen kryeministri. Haradinaj tha se është habitur me këtë mënyrë të komunikimit ndonëse siç tha nuk e ka parë intervistën.
“Jam habitur me këtë mënyrë të komunikimit, një person nga burgu me dhënë intervistë, diçka është e çuditshme dhe në sistemin e drejtësisë nuk lejohet kjo. U tha se ai ka pasur një leje prej gjykatësve, mirëpo të gjithë ato deklarata ishte dashur me qenë materie për prokurorë dhe gjyqtarë. Sidomos nëse ato ekzistojnë mbi dhjetë vite aq sa, pra ishte dashtë ato me dhënë rezultate dhe jo me u bërë spektakël medial. Imagjinoni sa është i përgjegjshëm kur flet dhe zakonisht këto filtrohen dhe janë materie vetëm e instancave ligjore. Pra, jam habitur, por unë se kam parë intervistën, por pash shumë reagime të asaj që u thanë. Jam habitur!”, tha Haradinaj.
Ndryshe, në një rrëfim ekskluziv që është emetuar parmbrëmë nga televizioni KKosova, Kushtrim Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka drejtuar akuza të shumta për vrasjet e cilësuara si politike, që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë.
Ai këto akuza i ka bërë si një person i dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e policëve të UNIMIK-ut dhe si njëri ndër pjesëtarët e grupit të vrasësve, të cilit ai thotë se i kanë prirë vëllezërit Ibrahim dhe Qerim Kelmendi.
Konkretisht Mehmeti ka thënë se Ibrahim e Qerim Kelmendi janë përgjegjës për vrasjen e deputetit të LDK-së, Smail Hajdaraj dhe të oficerit të FARK-ut, Tahir Zemaj. Mehmeti ka thënë më tutje se vëllezërit Kelmendi kanë ngarkuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK-së, por se plani për vrasjen e tij ka dështuar.
Ndërsa, sipas tij, veprimtarin e LDK-së, Xhemail Mustafa e ka vrarë Agron Sylejmani.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos "Megjithatë, ne mund t'i përcjellim atij se jemi gati për hapin tjetër, përkatësisht përfundimin e një... -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri -
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026










