Shkurt.ch
18 vjet burg për vrasësin e të birit
Si motiv për krimin e bërë, i dënuari ka përmendur në gjyq frikën se nëna e fëmijës do ta merrte atë me vete në vendin e saj të prejardhjes
Një person nga Bonsteten i Kantonit të Cyrihut, i cili në vitin 2010 e kishte vrarë të birin 5 vjeçar, është dënuar me 18 vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Winterthur. Trupi gjykues ka konstatuar se babai 63 vjeçar njëherë e ka narkotizuar dhe pastaj ngufatur vogëlushin, duke e lënë të vdekur në një hotel të Winterthurit.
Rasti i rëndë kishte shërbyer për kritika edhe ndaj autoriteteve të komunës Bonsteten. Ato ia kishin besuar zviceranit të drejtën e përkujdesjes për djalin e përbashkët me një afrikane (ndërkohë e shkurorëzuar) përkundër faktit se ai më herët, para rreth 20 viteve kishte tentuar të mbyste edhe djalin e tij nga një martesë tjetër, duke e lënë invalid për tërë jetën.
Si motiv për krimin e bërë, i dënuari ka përmendur në gjyq frikën se nëna e fëmijës do ta merrte atë me vete në vendin e saj të prejardhjes.
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Nga viti 2026, kursimtarët në Zvicër do të mund të plotësojnë kontributet e humbura në shtyllën e tretë të pensioneve Sigurimi privat i pensionit përmes shtyllës së tretë mbetet një nga format më të përhapura të... -
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase -
Më shumë se gjysmë milioni njerëz marrin pjesë në tregun e Krishtlindjeve në Montreux -
Ticino është kantoni më i prekur nga gripi -
Ndërhyrjet e pazakonta të policisë dhe zjarrfikësve në Zvicër gjatë vitit 2025













