Kosova
19 viktima nga aksidentet për dy muaj në Kosovë
Viktima e fundit nga një aksident në kominkacion qe një këmbësor që u godit nga vetura në lagjen Veternik këtë të premte. Në mungesë të vendkalimit, qytetari po kalonte pengesat për të dalë në anën tjetër të rrugës kur u përplas nga një makinë.
Në këtë pjesë të qytetit mungesa e vendkalimeve për këmbësorë është e theksuar. Në këtë lagje qysh në muajin maj të vitit 2020 ishte paraparë një mbikalim, megjithatë sot e kësaj dite mungon, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
Në maj të vitit 2020, ministri i atëhershëm i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, pati nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e atëhershëm të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku përveç projekteve të tjera përfshihej edhe ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në lagjen Veternik, shuma e paraparë ishte 1 milion e 200 mijë euro, raporton Express, përcjell albinfo.ch.
Përpos kësaj edhe qytetarët kanë nisur peticion për një mbikalim pranë kolegjit Heimerer që do të lidhte këtë pjesë të rrugës për këmbësorët që duan të kyçen në qendrën tregtare Albi Mall, por që ende nuk ka ndodhur asgjë, shkruan Express, përcjell albinfo.ch.
Shifrat e policisë janë alarmante sa i përket numrit të aksidenteve e viktimave. Në dy muajt e parë të vitit 2023 janë shënuar 18 aksidente me fatalitet, ku 17 persona kanë vdekur. Në total, sipas policisë janë 2,729 aksidente, raporton Express, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë eksperti i komunikacionit, Muhamet Krasniqi, për Telegrafin thotë se qytetarët duhet të shtojnë kujdesin sa i përket pjesëmarrjes në komunikacion. Mes tjerash thotë se duhet respektim i shenjave të rrugës. “Rasti i së premtes i aksidentit fatal të trafikut në Veternik por edhe rastet tjera të aksidenteve në trafik, sërish duhet të na kujtojnë të gjithëve se çdo herë kur jemi në rrugë duhet të shtojmë kujdesin dhe vigjilencën si pjesëmarrës në trafik”, tha Krasniqi, përcjell albinfo.ch.
Krasniqi ka shtuar se faktori njeri është shkaktari kryesor i aksidenteve në trafikun rrugor. “Ndërsa automjeti, rruga dhe faktorët tjerë në numër shumë më të vogël, mund të jenë shkaktarë të tjerë apo kontribuues të aksidenteve në rrugë”, u shpreh eksperti i komunikacionit për Telegrafin, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












