Shkurt.ch
2 për qind më pak pensione invaliditeti në Zvicër
Gjatë vitit 2014 në Zvicër janë ndarë 14.200 pensione të reja. Ky numër, nga viti rekord 2003 kur ishte 28200 ka rënë për 50% dhjetë vite më vonë
Numri i njerëzve që marrin pensione të invaliditetit (IV) po vjen duke rënë. Gjatë vitit 2014, siç njofton Zyra Federale për Sigurime Sociale (BSV), ky numër është zvogëluar për 2 për qind duke rënë në 225.70.
Analiza e bërë nga kjo zyrë tregon po ashtu se nuk është shënuar ndonjë kalim i theksuar i njerëzve nga sigurimi invalidor në sektorin e ndihmave sociale. Gjatë vitit 2014 IV ka marrë më tepër masa për riintegrimin profesional të pensionistëve invalidorë.
Veç kësaj, gjatë vitit 2014 janë dokumentuar 540 raste të abuzimit me sigurimin pensional invalidor. Me këto zbulime, është penguar pagesa e mëtejme e 390 pensioneve të plota të pamerituara që përbën një kursim prej 144 milionë frangash.
Sipas BSV-së, gjatë vitit 2014 në Zvicër janë ndarë 14.200 pensione të reja. Ky numër, nga viti rekord 2003 kur ishte 28200 ka rënë për 50% dhjetë vite më vonë. Nga viti 2012 ai është stabilizuar në 14.000 pensione të reja.
E-Diaspora
-
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? Pesë shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë gjatë vitit 2025... -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune Pas bashkimit të Helvetia dhe Baloise, shkurtimet e vendeve të punës mund të jenë më të... -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës












