E-Diaspora
20 familje shqiptare humbasin gjithçka nga uragani Harvey
“Të paktën 20 familje shqiptare të prekura totalisht nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rrëmbyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që ato kanë”, thuhet në njoftimin e ambasadores shqiptare
Floreta Faber, ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se në Hjuston janë rreth 500-600 familje, derisa 20 prej tyre kanë humbur gjithçka nga uragani ‘Harvey’, përcjell albinfo.ch.
Uragani ‘Harvey’ është stuhia më e madhe që ka goditur Amerikën në dekadën e fundit, duke shkaktuar së paku nëntë viktima në njerëz dhe dëme të jashtëzakonshme materiale, përcjell albinfo.ch.
Ja postimi i ambasadores shqiptare:
Hjustoni sot është i gjithi i përmbytur! Rreziku i furtunës nuk ka kaluar ende. Komuniteti shqiptar atje, megjithëse relativisht i vogël në numër, përbëhet nga 500-600 familje.
E prekur thellësisht për sa kam ndjekur përditësimin e ngjarjeve, ju drejtohem të gjithëve bashkëkombësve të mi, ju që po vuani pasojat e natyrës bashkë me të gjithë pjesën tjetër të popullsisë amerikane që jeton dhe punon në Hjuston dhe rrethinat e tij.
Nga kontaktet me autoritetet kemi mësuar se deri tani nuk ka patur fatalitete ndërmjet familjeve shqiptare. Kam kontaktuar me drejtuesit e organizatës Arberia Houston dhe jam informuar se janë të paktën 20 familje shqiptare të prekura totalisht nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rrëmbyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që ato kanë.
Së pari, shpresoj thellësisht që të gjithë të mbeteni jashtë rrezikut për jetën! Qyteti i Hjustonit është akoma nën kërcënimin e faktorëve të natyrës, por edhe nën gjëndje emergjence për arsye të rritjes së kriminalitetit në qytet.
Ju inkurajoj të bëni atë që shqiptarët bëjnë më mirë, të qëndroni sa më afër dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Mos u ndjeni se jeni larg vendit, të afërmve apo miqve tuaj. Ju siguroj që vëmendja jonë është atje në Hjuston!
Kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, [email protected] dhe numri i emergjencës 202.758.9526 janë të hapura për cdo informacion apo për t’u lidhur me familjarët tuaj. Do ju vëmë në dispozicion të gjitha sa ne kemi mundësi.
Jemi me mendje dhe me zemër bashkë me Ju!
Floreta Faber
Ambasadore e RSH në Shtetet e Bashkuara”, ishte postimi i ambasadores shqiptare.
Por, ndërkohë, ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka njoftuar se institucioni që ajo udhëheq është përkujdesur që të komunikojë me shqiptarët në Hjuston të Teksasit. Çitaku ka njoftuar se përveç dëmeve materiale, shqiptarët janë jashtë rrezikut për jetë.
Postimi i plotë i Çitakut:
“Me shqetësim po përcjellim pasojat e furtunës dhe vërshimeve në #Huston. Në zonat e prekura dhe përreth tyre jetojnë qindra familje shqiptare. Kam komunikuar me disa prej tyre dhe jam njoftuar që përveç dëmeve materiale, të gjithë janë shëndosh dhe jashtë rrezikut. Ambasada e Kosovës dhe Konsullata në New York janë në dispozicionin tuaj.Kontakti emergjent është [email protected] Po ashtu, nga State Department jemi njoftuar se asnjë shtetas i huaj nuk ka pësuar me fatalitet”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











