Kosova
20 mjekë nga diaspora të gatshëm të ndihmojnë Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës
Mbi 20 mjekë që jetojnë dhe punojnë në diasporë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë për trajnimin e stafit vendor ose në reforma të sektorit, krahas punës që bëjnë në vendet evropiane, shkruan RTK, përcjellë albinfo.ch.
Ministria pas përgjigjes pozitive ka nisur përgatitjet administrative e logjistike që të krijohen kushtet për profesionistët shëndetësorë që janë të interesuar të bashkëpunojnë me institucionet në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke i vlerësuar për gatishmërinë e tyre ka thënë se ata kanë përvojë e kulturë pune në vendet ku operojnë. “Sigurisht që në fillim do të jenë atëherë kur kenë kohë sepse ajo që ne na duhet është trajnimi I dhe edukimi I vazhdueshëm I profesionistëve tanë shëndetësorë”, tha Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë, raporton RTK, përcjellë albinfo.ch.
Pjesë e këtij grupi të mantelbardhëve që shërbejnë jashtë Kosovës është edhe onkologia Ernesë Xhafa-Hamiti. “Unë jam e ftuar personalisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe jam në listën e ekspertëve të jashtëm në kuadër të Institutit të Onkologjisë, që do të thotë se mund të angazhohem dhe të ndihmoj për çfarëdo mendimi të dytë, reformë për të mirën e këtij Instituti. Angazhimi im është ‘ad hoc’, kur unë jam e lirë dhe kam mundësi”, tha Ernesë Xhafa Hamiti, për RTK-në, përcjellë albinfo.ch.
Gatishmërinë e kanë shprehur edhe Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë. “Gatishmëria është e padiskutueshme por sa është e gatshme pala tjetër institucioni shqiptarë në Kosovë ose Shqipëri që t’i mirëpres të gjitha rekomandimet, reformat apo protokollet që i kemi të gatshme siç e kanë bërë vendet të tjera evropiane që e kanë reformuar sistemin shëndetësorë”, tha Aurora Donllenberg, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, për RTK-në, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













