Lajme
21-vjeçarja nga Kosova shpallet furrëtarja më e mirë në Gjermani
Të rinjtë nga Kosova po e shfaqin talentin thuajse në secilën fushë, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, para disa ditësh një 21-vjeçare nga Kosova u shpall si Furrtarja dhe shitësja e vitit, në një garë nacionale në Gjermani.
Bëhet fjalë për Bleonita Sejdiun, e cila arriti ta marrë këtë çmim vetëm disa muaj pasi e përfundoi trajnimin si specialiste në tregun e ushqimeve, në veçanti në pjekje.
Sejdiu e kishte për detyrë të bënte një mëngjes luksoz, duke përfshirë mënyrën e shitjes, deklarimin e përbërësve, sasinë e tyre, dekorimin etj.
Ajo deklaroi se konkurrenca ishte mjaft e fortë.
“Pas konkursit në Olpe, u ftova të marr pjesë në Weinheim. Nuk kisha asgjë për të humbur, edhe vetëm po të merrja pjesë, do të ishte kujtim i bukur. Erdha me një furgon me përbërës, por nuk u lejova që t’i përdor asnjërën nga ato. Por, e tejkalova edhe këtë vështirësi”, tha ajo.
21-vjeçarja u urua për suksesin edhe nga kryebashkiaku i Marsbergut, Thomas Schroder, duke thënë se e ka ndjenjën sikur të ishte bërë kampion në Bundesliga.
E reja nga Kosova foli edhe rreth jetës së saj.
“Prindërit e mi kanë ardhur për një jetë më të mirë katër vjet më parë. Unë qëndrova edhe për një vit në Kosovë, sepse s’mund të merrja vizë. Në Kosovë e përfundova edhe shkollën e mesme”, theksoi Sejdiu.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











