Shkurt.ch
245 të vdekur nga zjarri në diskotekë
Numri më i madh i të vdekurve është shkaktuar nga paniku që i ka kapluar të pranishmit në diskotekë, pas shpërthimit të zjarrit
Në një diskotekë në qytetin Santa Maria, në jug të Brazilit ka shpërthyer në natën e të shtunës një zjarr i madh, që sipas të dhënave të policisë ka pasur për pasojë vdekjen e së paku 200 personave. Një zëdhënës ka folur madje për më shumë se 245 viktima.
Numri më i madh i të vdekurve është shkaktuar nga paniku që i ka kapluar të pranishmit në diskotekë, pas shpërthimit të zjarrit. Ata kanë shkelur njëri tjetrin duke u përpjekur të iknin nga kaosi.
Një bend po bënte muzikë në momentin kur shpërtheu zjarri në lokalin e përmendur. Sipas dëshmitarëve të tragjedisë së rëndë, shkaktarë të zjarrit kishin qenë fishekzjarrët që ishin pjesë e programit argëtues të mbrëmjes.
Presidentja e vendit, Dilma Rousseff ka ndërprerë vizitën e saj zyrtare në Çile për shkak të katastrofës dhe është kthyer në Brazil.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













