Lajme
250 familje të ngujuara,109 fëmijë pa shkollë
Në Shqipëri janë zyrtarisht 109 fëmijë, të cilët nuk mund të ndjekin shkollën për shkak të ngujimit, pasi familjet e tyre janë të rrezikuara nga gjakmarrja.
Siç raporton gazeta „Shqip“ e Tiranës, kjo është konfirmuar nga zëvendësministrja e Arsimit dhe e Sportit në Shqipëri, Nora Malaj, gjatë konferencës “Sfidat e gjakmarrjes”, organizuar nga Instituti Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar.
Për drejtuesin e këtij Instituti, Agim Loci, me fenomenin e gjakamarrjes është abuzuar në Shqipëri për gati 20 vjet, sidomos sa i takon statistikave.
Ai sqaron se numri i viktimave nga gjakmarrja nuk është 6 mijë dhe se 250 familje janë të ngujuara nga ky fenomen.
“Shifrat nuk janë më shumë se 300 të ngujuar, nuk janë më shumë se 700 që vuajnë pasojat e gjakmarrjes, por na duhet një punë e madhe që, ashtu siç e ka shuar Ballkani, duhet ta shuajmë edhe ne, t’i themi ndal vëllavrasjes”, thotë Agim Loci.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












