Shkurt.ch
270 mijë këmbësorë, viktima të trafikut gjatë vitit 2012
Për çdo vit rreth 1.24 milionë viktima humbin jetën në komunikacion në tërë botën. Shkaktarë të fatkeqësive janë më shumë të rinjtë nga 15 deri 29 vjeç
Sipas raportit të Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më shumë se 270 mijë këmbësorë kanë vdekur në komunikacion në mbarë botën vitin 2012.
Për çdo vit rreth 1.24 milionë viktima humbin jetën në komunikacion në tërë botën. Shkaktarë të fatkeqësive janë më shumë të rinjtë nga 15 deri 29 vjeç.
38 për qind të viktimave këmbësorë janë në rrugët e Afrikës. Në vende si Liberia përafërsisht dy të tretat e të gjithë viktimave janë këmbësorë.
Kjo vlen edhe për El Salvadorin. Nga ana tjetër, norma më e ulët e vdekjeve të këmbësorëve në komunikacion është në Azinë Juglindore me 12 për qind.
Sipas OBSH-së, në vendet e industrializuara të moshuarit janë më të ekspozuar ndaj rrezikut në komunikacion. Në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme janë veçanërisht fëmijët më të rrezikuar nga aksidentet në trafik.
OBSH u bëri thirrje qeverive për të përmirësuar sigurinë për këmbësorë në vendet e tyre. Jo vetëm për të kontrolluar shpejtësisë apo ndalimi e alkoolit dhe telefonave mobil, por edhe për të bërë ndarjen e qartë të rrugëve me vendkalimin e këmbësorëve .
“Nëse rrugët janë të sigurta, më shumë njerëz do të udhëtojnë në këmbë,” tha zëvendës drejtori i OBSH-së, Oleg Chestnov.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027













