Shkurt.ch
3 miliardë për aeroplanët luftarakë, kosto shumë e lartë
Sipas komitetit të kundërshtarëve të blerjes, kostoja që do të shkaktojnë këta aeroplanë gjatë kohës sa do të jenë në funksionim mbërrin në 10 miliardë franga
Kundërshtarët e vendimit të qeverisë së Zvicrës për blerjen e 22 aeroplanëve luftarakë nga Suedia të tipit Gripe kanë bërë sot një prezantim të argumenteve të iniciativës së tyre, për të cilën do të votohet më 18 maj.
Duke ditur se arkat e federatës dhe të kantoneve janë të zbrazëta, shpenzimet shtesë pre 3.1 miliardë frangash për blerjen e aeroplanëve në fjalë janë tepër të larta. Sipas komitetit të kundërshtarëve të blerjes, kostoja që do të shkaktojnë këta aeroplanë gjatë kohës sa do të jenë në funksionim mbërrin në 10 miliardë franga.
Një shumë kaq e madhe mund të shfrytëzohet më mirë në arsim, në trafikun publik ose në Fondin pensional, ka thënë me këtë rast deputeti nacional nga Partia e Gjelbër, Daniel Vischer.
Kundërshtarët po ashtu thonë se aeroplani Gripen përbën një “rrezik të shtrenjtë dhe të panevojshëm” dhe që veç kësaj nuk ofron siguri më të madhe se që kemi sot. Kjo siguri mund të ofrohet edhe për disa dekada me aeroplanët 32F/A-18 që i ka sot ushtria e Zvicrës.
Kritikat ndaj këtij “pazari” lidhen edhe me faktin se modeli i aeroplanit të zgjedhur ende ekziston vetëm në letër.
Referendumin kundër aeroplanëve “Gripen” e kane iniciuar organizata pacifiste “Grupi për një Zvicër pa ushtri” (GSoA, parti e organizata të ndryshme të majta si dhe GLP (Partia e Gjelbër Liberale).
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore












