Lajme
3018 raste të reja në Zvicër, kalohet mbi dyfish rekordi i 29 marsit
Në kulmin e epidemisë, më 23 mars, kulmi i infeksioneve nuk kishte qenë më i lartë se 1464 raste
BAG ka raportuar sot 3,105 raste të reja pozitive që kanë rezultuar nga 21,628 teste. Shkalla e pozitivitetit është 14.3 për qind. Përveç kësaj, BAG ka regjistruar 5 vdekje dhe 68 pranime në spital, brenda 24 orëve të fundit, shkruan SDA.
Të enjten, BAG kishte raportuar 2613 infeksione të reja. Ndërkaq duhet kujtuar se në kulmin e epidemisë, më 23 mars, kulmi i infeksioneve nuk kishte qenë më i lartë se 1464 raste, transmeton albinfo.ch. Rrjedhimisht, numri i infeksioneve të reja të regjistruara sote kalon dyfishin e atij të 23 marsit.
Që nga fillimi i pandemisë, ka pasur gjithsej 74,422 raste të konfirmuara laboratorike të infeksionit me koronavirus, është njotuar të premten nga BAG. Gjithsej 5276 persona është dashur të trajtohen në spital për sëmundjen Covid 19, përcjell albinfo.ch. Numri i vdekjeve në lidhje me sëmundjen Covid 19 është rritur në 1823.
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, deri më tani janë kryer 1,578,103 teste për Sars-CoV-2, që është agjenti shkaktar i sëmundjes së frymëmarrjes Covid-19. Krahasuar me të enjten, në BAG janë raportuar 21,628 teste të reja, transmeton albinfo.ch. Gjatë dy javëve të fundit, rezultati ishte pozitiv në 11.6 për qind të të gjitha testeve.
Sipas BAG, të premten (sot) 7,311 njerëz kanë qenë në izolim dhe 12,964 njerëz në karantinë, për shkak të gjurmimit të kontakteve. Ndërkaq, 12,232 të kthyer nga vendet me rrezik ishin po ashtu në karantinë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











