Lajme
32 mijë veta hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës
Brenda 7 vjetëve të fundit, rreth 32 mijë kosovarë kanë heqë dorë nga nënshtetësia kosovare. Ndërsa vetëm 1200 kanë marrë nënshtetësi të Kosovës
Brenda shtatë viteve të fundit, me shumë se 32 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë vullnetarisht nga nënshtetësia, ndërsa vetëm 1200 shtetas të huaj kanë marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës. Kështu raportojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë.
Sipas të njëjtave statistika që i ka publikuar KTV, nga viti 2009 e deri më tani, rreth 32 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia. Arsye për këtë sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, është se disa vende të Bashkimit Evropian nuk i lejojnë dy shtetësi për shtetasit që nuk janë pjesë e BE-së.
E numri i atyre që kanë kërkuar shtetësinë e Kosovës është 6 mijë persona, por vetëm 1200 prej tyre e kanë fituar atë. Personat të cilët kanë fituar shtetësinë e Kosovës, sipas MPB-së, janë kryesisht nga vendet fqinje, Serbia, Mali e Zi dhe Maqedonia, të cilat lejon një e më shumë shtetësi.
Të dhënat gjatë periudhës janar-dhjetor 2015, tregojnë se në pikat kufitare janë kthyer 16 mijë 546 persona të riatdhesuar nga shtetet e ndryshme.
Ndryshe, marrja e nënshtetësisë kosovare është shumë e vështirë. Më së lehti e kanë qytetarët që e kanë njërin prind nga Kosova, në të kundërtën duhet të jesh 5 vjet banorë rezident i Kosovës, të kesh një punë të rregullt dhe të kesh letërnjoftimin e përkohshëm, të cilin duhet ta vazhdosh çdo vjet, pesë vjet rresht.
Dhe pas gjithë kësaj kohe MPB kërkon një varg dokumentesh të tjera, që tregojnë se personi që merr shtetësinë kosovare nuk është nën hetime nga vendi ku ka lindur.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%












