35 milionerë gjatë vitit 2011

Në lotarinë zvicerane “Swisslos” dhe “Lotari Romande” vitin e kaluar kishin fat 35 persona, duke fituar minimum nga një milion franga.

Siç bëhet e ditur nga lotaria zvicerane, “Swiss Loto” ka paguar vitin 2011 jo më pak se 250 milionë franga.

Premia më e lartë në vitin 2011 ishte 84 milionë frangash, që ishte fituar me lotarinë evropiane “Milion Loto” në Zvicër.

Kjo është premia më e lartë që ka shkuar ndonjëherë në pjesën gjermane të Zvicrës.

Vetëm një portugez kishte fituar më shumë në vitin 2005, duke kapur preminë prej 99 milionë frangash.

Me përfshirjen e Zvicrës në lotarinë evropiane “Milion Loto”, deri më tani 35 persona janë bërë milionerë.