Lajme
38 viktima brenda një jave në Kosovë
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të dielën në Kosovë janë regjistruar edhe 8 viktima të reja dhe 220 raste me COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Vetëm nga e hëna e deri sot në Kosovë kanë vdekur 38 persona të infektuar me COVID-19.
Dita e hënë e 20 korrikut në Kosovë shënonte 139 viktima nga koronavirusi, teksa sot ky numër ka shkuar në 177.
Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 564 raste, prej tyre 354 të konfirmuar me COVID-19 të shtrirë në klinika dhe spitale rajonale. Prej tyre, 353 me oksigjenoterapi, ndërkaq 17 në respiratorë dhe 18 në ventilim mekanik.
Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur të shtunën në një konferencë për media se nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, vetëm edhe 130 shtretër kanë mbetur në dispozicion për personat e infektuar me koronavirus.
Spitalet, me kapacitete të kufizuara e staf shëndetësor të infektuar
Ai tha se aktualisht institucionet përkatëse janë duke punuar në riorganizim të ri në QKUK dhe ndoshta mbylljen e disa klinikave për t’i shfrytëzuar më pas ato për personat e prekur me koronavirus.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit














