Lajme
4 ditë pa pauzë në rrugën Kosovë-Gjermani-Kosovë: Nxirret nga qarkullimi autobusi kosovar
Për shkakun se ndërmarrja e autobusëve në fjalë kishte rënë në sy edhe më parë me parregullsi të tilla, pronari i saj duhet të paguajë një gjobë prej 4000 eurosh. Madje, ka mundësi që Zyra Federale për Trafik t`ua japë edhe një dënim tjetër me të holla
Plot katër ditë e net pa u ndalur kanë ecur me autobusin e tyre dy shoferë kosovarë në relacionin Kosovë-Gjermani, derisa i kanë ndaluar autoritetet gjermane afër Karlsruhe-s pasditen e të mërkurës. Autobusi sapo kishte mbërritur në stacionin e Karlsruhe-s dhe do të nisej menjëherë për në Kosovë me hipjen e udhëtarëve, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë gjermane.
Pas një kontrollimi të bërë, policia ka konstatuar duke parë dokumentet se dy shoferët po udhëtonin prej katër ditësh pa asnjë pauzë, shkruan albinfo.ch. Për më tepër, ata e kishin ndërmend të vazhdonin me këtë ritëm rrugën edhe më tej për në Kosovë.
Natyrisht, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që policia ka ndaluar dy shoferët, 53 dhe 56 vjeçarë. Për shkakun se ndërmarrja e autobusëve në fjalë kishte rënë në sy edhe më parë me parregullsi të tilla, pronari i saj duhet të paguajë një gjobë prej 4000 eurosh, shkruan albinfo.ch. Madje, ka mundësi që Zyra Federale për Trafik t`ua japë edhe një dënim tjetër me të holla.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













