Bota
4 nga 5 destinacionet kryesore të preferuara të investitorëve, janë në Evropë
Danimarka kryesoi renditjen e këtij viti, duke marrë pikën e parë në perceptimin e biznesit, një masë e lehtësisë së të bërit biznes në vend, si dhe metrika të tjera rregullatore
Katër nga pesë destinacionet kryesore të preferuara të investitorëve, janë në Evropë, sipas raportit të Indeksit Globale të Mundësive (GOI).
Danimarka kryesoi renditjen e këtij viti, duke marrë pikën e parë në perceptimin e biznesit, një masë e lehtësisë së të bërit biznes në vend, si dhe metrika të tjera rregullatore.
Indeksi përfshin 100 tregues në pesë kategori: perceptimi i biznesit, bazat ekonomike, shërbimet financiare, kuadri institucional dhe standardet dhe politikat ndërkombëtare, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Danimarka u rendit e treta, në bazat ekonomike, që kapin performancën makroekonomike, talentin e fuqisë punëtore dhe “përpjekjet për të krijuar një ekonomi dhe shoqëri elastike dhe të qëndrueshme”, sipas raportit.
Këto janë pesë vendet më të mira, që investitorët i konsiderojnë tërheqëse, sipas raportit të fundit të GOI:
Danimarkë
Suedi
Finlandë
Shtetet e Bashkuara
Mbretëria e Bashkuar
Shtetet e Bashkuara, u ngjitën me një pozicion, në vendin e katërt këtë vit, duke u renditur më lart në kategorinë e kuadrit institucional, i cila gjurmon mbrojtjen, që institucionet e një vendi ofrojnë, për të drejtat e investitorëve dhe asetet e tyre.
Vendi u rendit i pesti në kategorinë e shërbimeve financiare, i cili vlerëson sistemin e përgjithshëm financiar në një vend.
Finlanda, e cila u rendit e treta në përgjithësi, u rendit më e larta në kategorinë e standardeve ndërkombëtare dhe politikave, që vlerësojnë hapjen ekonomike dhe shkallën në të cilën politikat e një vendi, janë në përputhje me standardet globale rregullatore dhe të mbrojtjes së pronësisë intelektuale.
Vendet në zhvillim të Azisë, performuan mirë në krahasim me rajonet e tjera për këtë kategori, duke tërhequr më shumë se gjysmën (53.2%) e fondeve, midis 2018 dhe 2022, sipas raportit.
“Ndërsa ekonomitë e përparuara ofrojnë stabilitet, investitorët, që kërkojnë kthime me rritje të lartë, vazhdojnë të tregojnë interes për ekonomitë në zhvillim,” tha në një deklaratë Maggie Switek, drejtuese e lartë e departamentit të kërkimit në Institutin Milken.
Midis ekonomive aziatike në zhvillim, Malajzia doli si e preferuara e investitorëve dhe u rendit e 27-ta globalisht.
Ajo ka “kushtet më të mira të investimit”, midis të gjitha ekonomive të të njëjtit nivel, dhe renditet mirë për sa i përket kuadrit institucional, pjesërisht për shkak të faktit, se vendi “ka të drejta investitore shumë të forta”, tha Switek.
Malajzia është gjithashtu tani, eksportuesi i gjashtë më i madh i çipave në botë dhe paketon 23% të të gjithë çipave në SHBA, sipas The New York Times.
Në përgjithësi, rajonet e vendeve në zhvillim, “ofrojnë mundësi tërheqëse, për investitorët e interesuar në tregjet në zhvillim me potencial të favorshëm rritjeje”, thuhet në raport.
Rritja e tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës, megjithatë, ka goditur flukset hyrëse në ekonomitë aziatike, duke rënë me 75.4% në vitin 2022.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina, u rendit në vendin e 39-të. “Kjo është në të vërtetë shumë lartë,” tha Switek, duke shtuar se është ende e klasifikuar si një ekonomi aziatike në zhvillim, sipas FMN. “Ndërsa Kina tërhoqi më shumë se gjysmën e flukseve totale të kapitalit në Azi, ndërmjet 2018 dhe 2022, tërheqja e saj për investitorët, duket se ka rënë kohët e fundit, me gjasë për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike me SHBA-në”, thuhet në raportin eInstitutit Milken.
Më poshtë renditen 10 vendet më të mira aziatike në Indeksin Globale të Mundësive:
Malajzi
Tajlandë
Kinë
Indonezi
Vietnam
Indi
Mongolia
Sri Lanka
Filipine
Kamboxhia
Singapori kryesoi Azinë, si vendi i preferuar i investitorëve në rajon dhe zuri vendin e 14-të globalisht. Hong Kongu dhe Japonia, u renditën përkatësisht në vendin e 15-të dhe të 16-të në Azi.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria









