Shkurt.ch
4000 ankesa për shqetësime telefonike
Në dy muajt e fundit është regjistruar një rritje e telefonatave të padëshiruara në Zvicër, pikërisht në kohën e ndërrimit të sigurimeve shëndetësore për vitin e ardhshëm
Sigurimet shëndetësore aktualisht po bëjnë garë për të marrë më shumë klientë, për shkak se deri në fund të nëntorit qytetarët mund të përcaktohen për njërin prej sigurimeve bazë për vitin e ardhshëm.
Nga ana tjetër organizatat e mbrojtjes së konsumatorit thonë se ankesat rreth thirrjeve të padëshiruara të marketingut nëpërmjet telefonit po grumbullohem.
Aleanca e organizatave për mbrojtjen e konsumatorit bën të ditur se janë raportuar deri në shtator rreth 4000 ankesa për shkak të thirrjeve telefonike të padëshiruara me qëllime marketingu .
Sara Stalder, drejtor i Fondacionit për Mbrojtjen e Konsumatorit ( SKS ), tha se shumica e ankesave vijnë në llogari të kompanive të sigurimeve shëndetësore.
Bëhet fjalë më shpesh për firma të treta si ndërmjetësuese që angazhohen për të realizuar më shumë kontrata të sigurimeve shëndetësore .
Prej janarit deri në gusht, organizatat për mbrojtjen e konsumatorit kishin pranuar gati 3000 ankesa lidhur me thirrjet e padëshiruara të marketingut .
Në dy muajt e fundit është regjistruar një rritje e telefonatave të padëshiruara në Zvicër, pikërisht në kohën e ndërrimit të sigurimeve shëndetësore për vitin e ardhshëm .
Por janë vetëm një pjesë e atyre që kanë marrë angazhimin shtesë për t’u ankuar në lidhje me thirrjet e padëshiruara .
Ligji i ri për konkurrencën e padrejtë ka hyrë në fuqi që nga 1 prilli i 2012.
Prej asaj dite organizata për konsumatorë (FRC), ajo e gjermanofolësve (SKS) si dhe ajo e Ticino-së (ACSI) kanë vënë në dispozicion të qytetarëve në internet formularët përkatës për denoncim.
Teksti i ri parasheh mbrojtjen sa më të mirë të konsumatorëve dhe të ndërmarrjeve.
Përveç thirrjeve telefonike të pakërkuara, mashtrimeve nëpërmjet listave të numrave të librit telefonik, premtimeve joreale për fitime marramendëse, edhe veprime të tjera mund të raportohen dhe të denoncohen, siç janë faqet e internet për shitje me boshllëqe në on-line.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












