Kosova
49 deputetë të rinj e 71 veteranë
10 ditë më parë në Kuvendin e Kosovës janë regjistruar 120 deputetët më të votuar të zgjedhjeve të 6 tetorit
Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të konstituohet më 26 dhjetor, do t’i ketë 49 deputetë të rinj, të cilët për herë të parë e kanë fituar këtë mandat dhe 71 të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e legjislaturave të kaluara. Nga 120 deputetët e zgjedhur të legjislaturës së shtatë, 38 janë gra.
10 ditë më parë në Kuvendin e Kosovës janë regjistruar 120 deputetët më të votuar të zgjedhjeve të 6 tetorit. Seanca konstituive e legjislaturës së shtatë do të mbahet më 26 dhjetor, të cilën pritet ta kryesojë deputeti më i vjetër në moshë Jahja Koka (71-vjeçar) dhe deputetja më e re në moshë Fjolla Ujkani (22-vjeçare), që të dy këta deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pjesë e legjislativit të ri do të jenë 71 ish-deputetë, të cilët kanë qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës në ndonjërën prej përbërjeve të vjetra. Por pavarësisht kësaj, zgjedhjet e 6 tetorit kanë sjellë shumë të papritura sa i përket përbërjes së re të Kuvendit, shkruan tutje “Zëri”.
Përveçë janë përjashtuar shumë deputetë, të cilët kanë mbajtur më shumë se një mandat, përfaqësues të popullit sërish nuk janë zgjedhur as persona që nga themelimi kanë qenë pjesë e legjislativit. Kësisoj 49 fytyra të reja do të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës Zvicra mund të përballet me një rol të ri në logjistikën evropiane: atë të një qendre... -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve














