Sport
5-she për Xhakën dhe Mehmedin
Më i dobëti në fushë ka qenë kapiteni Stephan Lichtsteiner, i cili shkaktoi penalltinë, duke u notuar me 2, derisa më të mirët ishin Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi me 5
E përditshmja zvicerane “Blick” ka notuar futbollistët e Përfaqësueses zvicerane që luajtën 1:1 me Rumaninë, përcjell albinfo.ch.
Notat nga kjo e përditshme janë prej një deri në gjashtë. Më i dobëti në fushë ka qenë kapiteni Stephan Lichtsteiner, i cili shkaktoi penalltinë, duke u notuar me 2, derisa më të mirët ishin Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi me 5. Ky i fundit shënoi golin e vetëm për helvetikët. Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili janë notuar me 4, kurse Xherdan Shaqiri me 3. Shani Tarashaj nuk u notua pasi hyri në fund të ndeshjes. Notat nga “Blick” janë:
Yann Sommer, 4
Stephan Lichtsteiner, 2
Johan Djourou, 4
Fabian Schar, 4.
Ricardo Rodriguez, 4
Valon Behrami, 4
Granit Xhaka, 5
Xherdan Shaqiri, 3
Blerim Xhemaili, 4
Haris Seferoviq, 3
Admir Mehmedi, 5
Breel Embolo, 4
E-Diaspora
-
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA Ansambli shqiptar në Illinois performoi me valle tradicionale para ndeshjes së Chicago Bulls, duke e kthyer... -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut Trafiku në tunelin e Gotthardit është rënduar ndjeshëm për shkak të festave të Pashkëve, punimeve dhe... -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë














